556-vjetori i vdekjes se Skënderbeut, ekspozitë për të përkujtuar Heroin tonë Kombëtar

Personaliteti i Skënderbeut si një burrë shteti, me shpirtin e tij luftarak për të përballur me cdo armik.

Kjo është forma se si e sjell heroin kombëtar, piktori nga Dibra Uzri Hoxha ne 5 pikturat e tij kushtuar figures historike, momentin e hyrjes se Skënderbeut ne Kalanë e Krujës me flamuj ne dore.

Pervjetori i 556 i vdekjes se Skënderbeut beri se bashku piktore, profesore dhe dashamires te atdheut ne celjen e ekspozites duke e perkujtuar 17 janarin si nje dite kur nje prej gjeneraleve me te medhenj mbylli syte.

''Si piktor e ndjej per detyre qe here pas here te krijoj ndonje veper te re kushtuar ketij legjendari'', tha piktori Hoxha.

Gjate fjales se tij ne celjen e ekspozites, ambientalisti Sazan Guri shtoi se figura e Skenderbeut vlersohet ne Akademine Mbreterore te Londres per taktiken e tij ushtrake, ndaj cilesohet si hero i qyteterimit evropian

''Shqiperia ka nevoje sot per ate qe beri Skenderbeu. Heroi yne bashkoi 12 princa'', tha Sazan Guri

Ne perfundim, te pranishmit kujtuan edhe legjenden e tregimit me 7 thuprat e Skenderbeut,si shembull per tu marre per situatat aktuale qe po ndodhin ne Shqiperi.