Ramadani bëhet prind, D’Aversa: Çfarë lumturie, uroj t’i shënojë Juves
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2024, 18:25
Sot është një ditë e lumtur për Ylber Ramadanin dhe familjen e tij.
Mesfushori i kombëtares shqiptare është shtuar me djalë.
Lecce pret Juventusin në “Via del Mare” të dielën në mbrëmje (20:45).
Ramadani pritet të luajë titullar si gjithmonë me Leccen, ndërkohë që trajneri Roberto D’Aversa u ndal edhe te “luftëtari” shqiptar në konferencën për shtypin.
“Shpresoj që Ylberi të përsëritë golin vendimtar që shënoi ndaj Frosinones.
Ai është shumë i lumtur dhe i karikuar, shpresojmë që karikimi dhe energjia e tij t’i transmetohet skuadrës”, theksoi trajneri i Lecces.
