Deputetja shqiptare në Malin e Zi: Situata politike dinamike, qeverisemi nga parti të reja pa eksperiencë

Në një intervistë me Ora News, Drita Llolla deputetja e pare shqiptare në kuvendin e Malit të Zi u shpreh se situata politike në Malin e Zi është mjaft dinamike.

Ajo shtoi se kjo ndodh për faktin se janë në vitin e 4 që qeverisen nga forca të reja politike të cilat nuk kanë një histori dhe elektoral të konsoliduar.

Llolla: Situata politike në Malin e Zi është mjaft dinamike dhe kjo për faktin se jemi në vitin e 4 që qeverisemi nga forca të reja politike që nuk e kanë atë stabilitetin e partive të vjetra. Kjo krijon shumë të panjohura që i kam konsideruar si një eksperiment politik.

Edhe shqiptarët janë bërë pjesë të një koalicion qeverisës duke prodhuar gjëra për herë të parë, ku është justifikuar edhe dhuna ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, një situatë shumë e pakëndshme. Ishte një nacional shovinizëm serb dhe tejçohet në tensione ndër-etnike.