Biden lidh fatet e Ballkanit me rezultatin e luftës në Ukrainë: Nëse largohemi dhe Rusia...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2024, 08:20
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një konferencë nga Shtëpinë e Bardhë, ka folur për agresionin dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Me stë tjerash ai ka përmendur edhe vendet e Ballkanit, ku ka pyetur të pranishmit në konferencën për shtyp, se çfarë mendojnë se ndodhë me vendet e Ballkanit nëse SHBA largohet dhe Rusia do të mposhtë Ukrainën.
Të njejtë pyetje ai e ka pasur edhe rreth asaj se çfarë mund t’i ndodh Polonisë e Hungarisë nga një fitore potenciale e Rusisë në Ukrainë.
“Nëse largohemi dhe Rusia është në gjendje të mbajë sulmin e saj dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Çfarë mendoni se do të ndodhë nga Polonia në Hungari?”, ka thënë Biden.

