Vritet një amerikan në Bregun Perëndimor, SHBA-ja i kërkon sqarime Izraelit
CNN raportoi më herët të premten, duke cituar agjencinë palestineze të lajmeve WAFA, se Tawfiq Hafiz Ajjaq, 17 vjeç, u qëllua për vdekje.
Ajjaq u qëllua në kokë dhe u dërgua në Kompleksin Mjekësor të Palestinës në Ramallah, ku ai ishte në gjendje kritike, por më vonë vdiq,
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe policia izraelite i thanë CNN se morën një raport se një oficer policie jashtë detyrës dhe një civil izraelit qëlluan në drejtim të një “individi palestinez të dyshuar për hedhjen e gurëve në zonën e Al-Mazra’a ash-Sharqiya”.
IDF thotë se po shqyrton pretendimet se një ushtar ka qëlluar në drejtim të tij, ndërsa policia izraelite gjithashtu ka nisur një hetim.
SHBA është “seriozisht e shqetësuar” për raportet për të shtënat, megjithëse informacioni është “i pakët në këtë moment”, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, në një konferencë të së premtes.

