Vetëshkatërrohet anija kozmike/ Shfaqi problem që kur u lëshua më 8 janar, por u menaxhua për 10 ditë në hapësirë

E djegur plotësisht mbi oqeanin Paqësor ka përfunduar një anije kozmike amerikane, që nuk ka mundur të zbarkojë me sukses në Hënë. Agjencia urdhëroi vetëshkatërrimin e saj pasi kishte hasur në problem që në nisje

Një anije kozmike amerikane ka dështuar të ulet në hënë, duke e përfunduar misionin e shkatërruar nga flakët mbi Oqeanin Paqësor.

“Peregrine One” u urdhërua të vetëshkatërrohej pas operimit në hapësirë për më shumë se 10 ditë, sepse kishte pësuar një defekt që në momentin e shtytjes.

Operatori privat ‘Astrobotic’ e drejtoi anijen në atmosferën e Tokës për t'u djegur, teksa sistemi I gjurmimit konfirmoi humbjen e sinjalit me të në orën 20:59 të së enjtes, mbi oqeanin në Australi.

‘Vetëshkatërrimi I saj thuajse nuk ka lënë asnjë copë të anijes mbi sipërfaqen e ujit, por edhe nëse do të ndodhte ato ishin shumë larg për të ndikuar në popullsi’-kanë shpjeguar ekspertët.

Qëllimi i ‘Astrobotic’ ishte të dërgonte 5 instrumente të NASA-s në sipërfaqen e Hënës, për të studiuar mjedisin lokal përpara kthimit të astronautëve më vonë këtë dekadë.

Nëse anija "Peregrine" do të ishte në gjendje të zbarkonte me sukses, do të ishte bërë misioni i parë amerikan në gjysmë shekulli që e bën këtë dhe sipërmarrja e parë private ndonjëherë.

Vetëm agjencitë qeveritare nga SHBA, Bashkimi Sovjetik, Kina dhe India kanë menaxhuar ulje të kontrolluara në Hënë deri më sot.

Por misioni hasi në vështirësi që në momentin e lëshimit, të hënën e 8 janarit, megjithatë arriti të menaxhohej për 10 ditë.

Agjencia do të ndërmarrë një lëvizje tjetër në gjysmën e dytë të vitit, në përpjekje për të ulur një rover të Nasa-s të quajtur Viper.

Anija e saj Nova-C do të drejtohet në polin jugor hënor, përpjekje të cilat do të nisin muajin që vjen.