Nga mungesa e drejtësisë deri tek korrupsioni/ Ja për çfarë Lëvizja Bashkë proteston të shtunën 

Mirela Ruko, Sekretare Organizative e Lëvizjes Bashkë dhe Redi Muçi Anëtar i Sekretariatit Të Lëvizjes Bashkë të ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News të moderatores Sonila Musai folën për protestën që pritet të zhvillohet ditën e shtunë datë 20 Janar në orën 11:00 të paradites.

Nga sistemi drejtësisë e deri tek arrestimi i politikanëve të korruptuar janë disa nga pikat ku do të jetë fokusi i protestës por pa përjashtuar edhe padrejtësitë e tjera që ndodhin në vend.