Protestë në mbështetje të Flutura Açkës, Jupi: Ndalja e dhunës ndaj grave e vajzave të fillojë nga Kuvendi
Deputetet dhe gratë e vajzat e forumit të gruas së Partisë Demokratike, zhvilluan të enjten një tubim në kryesinë e Kuvendit, kundër dhunës së ushtruar nga kryetari i Grupit të PD Gazment Bardhi dhe Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka, karshi kryetares së Komisionit të medias Flutura Açka.
Sipas tyre, duhet të ndalet dhuna ndaj grave e vajzave dhe të fillojë nga kuvendi
“E patolerueshme dhuna verbale, gjuha linçuese dhe bulizuese, të dënueshme akuzat dhe veprimet të cilat kishin qëllim intimidimin dhe ndalimin e deputetëve të Partisë Demokratike për të kryer detyrën e tyre, atë detyrë për të cilën janë zgjedhur nga qytetarët shqiptarë”, tha Taulanda Jupi, Sekretare e PD për gruan.
“E patolerueshme dhuna verbale dhe fizike që ushtrohet vazhdimisht në Kuvendin e Shqipërisë, institucioni ku duhet të përballen ide dhe alternativa që i shërbejnë mirëqenies, mbrojtjes fuqizimit dhe mirë-arsimimit të çdo gruaje dhe çdo vajze”, vijo ajo..
“Çfarë i dallon ata deputetë nga dhunuesit apo abuzuesit e tjerë të grave dhe vajzave shqiptare?! Asgjë!
Ata janë njësoj dhunues si çdo dhunues tjetër që i duket vetja i fortë, janë njësoj si çdo dhunues tjetër që mjetin e vetëm të zgjidhjes shohin dhunën.
Jemi sot këtu jo vetëm për ta dënuar dhunën por për tu bërë se pari thirrje të gjitha deputeteve të bëhen bashkë dhe të reagojnë me akte, jo me fjale kundër dhunës qe u ushtrua dje ndaj kolegeve te tyre”, u shpreh Jupi.
“Nëse nuk behën bashke kundër dhunuesve ne Kuvendin e Shqipërisë, nëse nuk bëhen bashkë në mbrojtje të kolegeve të tyre, si mundet ato të mbrojnë çdo grua apo vajzë tjetër viktimë të dhunës?!
Nëse gratë dhe vajzat nuk janë të sigurta në punën e tyre të ushtrojnë të drejtat e tyre, nëse gratë e vajzat nuk janë të mbrojtura, jemi të gjithë përgjegjës dhe njëkohësisht kemi dështuar të gjithë si shoqëri.
Të ndalet dhuna ndaj grave e vajzave dhe të fillojë nga kuvendi”, thekson ajo.
“Duhet te reagojmë, duhet të jemi bashkë kundër këtij mentaliteti që dhunën e përdor si mjetin e zgjidhjes, Të reagojmë sot që këpusim zinxhirin e dhunës, kësaj plage të shoqërisë shqiptare”, përfundoi Jupi.
