PESHKIMI NDOT AJRIN/ Rrjeta e peshkimit çlirojnë dioksid karboni nga fundi i detit

Studiuesit ngrenë alarmin se peshkimi me rrjeta çliron nga fundi i detit afro 370 milion ton karbon në vit, gjysma e të cilit përfundimisht do të lëshohet në atmosferë

Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se peshkimi me rrjeta nxjerr karbon nga fundi i detit…

Por tashmë ata kanë llogaritur se 370 milion tonë dioksid karboni në vit çlirohet në ajër nga aktiviteti, që konsiderohet sasi shumë e madhe për t'u injoruar.

“Zvarritja e dhunshme e rrjetave të rënda të peshkimit në dyshemenë e detit lëshon shtëllunga karboni, që përndryshe do të ruheshin të sigurta për mijëvjeçarë në fundin e tij”, deklaruan shkencëtarët duke shpjeguar se këto masa të dëmshme mund të vërehen njësoj si shtëllungat e tymit që lëshojnë avionët.

“Ato gjithashtu shkatërrojnë jetën detare dhe habitatet dhe acidifikojnë ujërat duke ulur kapacitetin e oqeanit për thither dioksid karboni, që pason çlirimin e tij në ajër”, shtuan ata.

Gjatë periudhës së studimit, 1996 -2020, u tregua se 8.5 deri në 9.2 miliardë tonë dioksid karboni është çliruar në atmosferë, teksa u zbulua se 55-60% e ndotjes së grumbulluar në shtratin e detit nga aktiviteti do të çlirohet në ajër brenda 9 viteve.

Kjo sasi është dyfishi i emetimeve vjetore nga djegia e karburantit të të gjithë flotës globale të peshkimit prej 4 milion anijesh.

Pikat e nxehta të peshkimit në Detin e Kinës Lindore, Baltik, Detin e Veriut dhe Detin e Grenlandës kanë emetimet më të mëdha klimatike, theksohet në studim.

Studimi i publikuar këtë të enjte, u mbështet në bazën e të dhënave të peshkimit që gjurmohet publikisht, por afro 75% e anijeve rezultojnë të paregjistruara.