VIDEO/ Klouni hajdut zbraz kasën e marketit në Australi! Kërcënoi me armë punonjësen dhe u largua në drejtim të një ferme
Australia është vënë në kërkim të një klouni hajdut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur para ndërrimit të viteve, por policia është dorëzuar, pasi nuk ka asnjë pistë se kush mund të jetë
Me maskën e një klouni Halloween-i, një djalë ka grabitur paratë e një dyqani në Australi. Me armë në brez dhe çantë shpine në krah largohet qetësisht në drejtim të një ferme.
3 javë pasi nuk kanë mundur të identifikojnë autorin e një grabitje në Australi, policia është dorëzuar duke kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke bërë publike edhe pamjet e ngjarjes.
Një djalë në dukje i hollë dhe me maskën e një klouni në fytyrë del ambientet e fermës së njohur me emrin Brisbane dhe me shpejtësi futet në ambientet e marketit.
Pasi hyn me nxitim dhe me armën në dorë, ai kërkon punonjësen duke i kërkuar xhiron e ditës.
Nën presion punonjësja përpiqet te nxjerrë të gjithë sirtarin e kasës, por për klounin kjo nuk është mjaftueshëm dhe hipën mbi banak për t’i marrë vetë paratë.
Pas kësaj, tërësisht i qetë dhe me çantën e shpinës në krahë, autori largohet në drejtim të derës.
Edhe njëherë nxiton për tu kthyer nga i njëjti vend nga i cili u nis.
Në bazë të Ligjit për Krimet të pandryshuar që nga viti 1900 në Australi, një person fajtor për vjedhje mund të përballet me një dënim maksimal deri në 5 vite burg.

