Plani “Ruanda” kalon provën e parë/ Sunak largon rebelët konservatorë, deputetët mbështesin projektligjin

Dhoma e përfaqësuesve në Mbretërinë e Bashkuar shtyn përpara ligjin për Ruandën. Debatet me konservatorët nuk munguan, por në fund u votua me 320 vota pro dhe 276 vota kundër.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka kaluar betejën e tij të parë për miratimin e projektligjit të emigrantëve për dërgimin e tyre në Ruandë.

Në dhomën e përfaqësuesve u miratua me 320 vota pro dhe 276 vota kundër.

Dhjetra konservatorë menduan se projektligji kishte shumë të meta dhe kërcënuan rebelim dhe prishje të seancës, por në fund, vetëm 11 votuan kundër tij.

Ish-sekretarja e brendshme Suella Braverman ishte mes atyre që nuk u dakordësuan.

Unë nuk mund të votoja për një ligj tjetër të destinuar për të dështuar. Populli britanik meriton ndershmërinë dhe kështu votova kundër- tha ajo.

Projektligji tani shkon në Dhomën e Lordëve ku pritet përballet me kundërshtime të ashpra.

Sunak argumenton se dërgimi i disa azilkërkuesve në Ruandë do të jetë një pengesë për migrantët që kërkojnë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar kanalin me varka të vogla, por laburistët e kanë etiketuar planin "mashtrim".

Qeveria shpreson që fluturimet për në Ruandë të nisin deri në pranverë.

Gjatë dy ditëve të fundit, deputetë nga e djathta e Partisë Konservatore janë përpjekur të ndryshojnë projektligjin, duke argumentuar se, pa ndryshime, plani i qeverisë për Ruandën mund të bllokohet nga gjykatat.

Por plani i Ruandës vazhdon - dhe ky është një lajm i mirë për Rishi Sunak.