Shisnin drogë në Berat, arrestohet një shtetas dhe procedohet një tjetër

Policia në Berat ka vënë në pranga një 39-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një 40-vjeçar pasi shisnin lëndë narkotike në qytet.

Këta dy shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të siguruar sasi të lëndës narkotike kanabis sativa, e cila më pas ndahej në doza me qëllim shitjen e saj.

Gjatë kontrollit në banesën e 39-vjeçarit u gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, ndërsa në banesën e 40-vjeçarit u gjetën 5 fishekë arme gjahu. Lënda narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan nga shërbimet e policisë në cilësinë e provës materiale.

Sakaq, vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.