Kurti takon O’Brienin: Amerika është mike dhe aleate e çmuar e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik të Davosit, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, O’Brien.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Kurti shkruan zyrtari i lartë amerikan ka shprehur vlerësim për progresin ekonomik dhe demokratik të arritur në Kosovë, ndërsa bën me dije se e ka njohur dhe me përmbajtjen e Prishtinës ndaj sulmeve dhe provokimeve që po bëhen.
Kurti gjithashtu është shprehur se për Kosovën, SHBA është një mik dhe aleat i çmuar.
”Një kënaqësi për t’u takuar me O’Brien pas mbërritjes në Davos.
Ai shprehu vlerësimin për progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve.
SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkruan kreu i qeverisë së Kosovës.
A pleasure to meet w/ ???????? Asst Sec O'Brien upon arriving in Davos. He expressed appreciation for ????????’s economic & democratic progress and acknowledged our restraint in the face of attacks & provocations. The US is a treasured friend & ally. We look forward to continued cooperation. pic.twitter.com/wORkZW5zeI
— Albin Kurti (@albinkurti) January 16, 2024
