BE dhe SHBA në të njëjtën linjë për Ballkanin, Lajçak takim me James O’Brien
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Ndihmëssekretarin amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Takimi i tyre është zhvilluar në Davos të Zvicrës, ku të dielën ka nisur punimet Forumi Ekonomik, në të cilin po marrin pjesë edhe liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Teksa ka njoftuar për takimin, Lajçak ka thënë se është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit.
“Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre. Është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”, ka shkruar emisari evropian në rrjetin social “X”.
Lajçak gjatë ditës së hënë është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka biseduar gjerësisht në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në marxhina të Forumit të Davosit takova zëvendëskryeministrin besnik Bislimi për të diskutuar një gamë të gjerë temash që lidhen me dialogun dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai në “X”.
Sipas Lajçak, ata janë dakorduar që zbatimi i marrëveshjeve të arritura është çështje urgjente.
“Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit është çështje urgjente”, ka shtuar ai.
Kicked off my week in Davos ????????with @StateEUR Jim O’Brien. Important to have this conversation about the Balkans right at the beginning of the year. We want to see the region moving forward for the benefit of their citizens. Good to reconfirm that we are fully on the same page. pic.twitter.com/9Rz9vFL4WT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 16, 2024

