Kosovë/ Mjetet shpërthyese në QKUK dyshohet se janë nga koha e paraluftës, ekipet e forcave xheniere largohen me një pako në duar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2024, 17:09
Rreth orës 14:00 të ditës së sotme , policia e Kosovës është një njoftuar për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë shpërthyes, në Institutet Paraklinike, në QKUK.
Pas marrjen së informacionet forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë evakuuar personalin dhe vendosur perimetrin e sigurisë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve të tilla.
Nga QKUK kanë deklaruar se mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës.
Pas kryerjeve të veprimeve të nevojshme ekipet e specializuara janë larguar, ndërsa në duar kanë edhe një pako.
