KFOR-i "braktis" Veriun, gazetari: Tashmë kontrolli i territorit në duart e Policisë së Kosovës

Gazetari kosovar, Venhar Isufi, në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se në komunën e Leposaviçit prezenca e KFOR-it është larguar dhe aty është vendosur vetëm Policia e Kosovës dhe po kujdesen që procedurat të vijojnë, dhe deri tani po vijojnë pa incidente.

“Edhe kryetari Lulzim Etemi pas izolimit në institucion për 7 muaj ka filluar të shkojë në shtëpinë e tij, dhe puna po bëhet edhe pse një grup nismëtarësh kanë dorëzuar një kërkesë administrative për shkarkimin e 4 kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe”, theksoi ndër të tjera gazetari Venhar Isufi.