25-vjetori i një masakre, Isufi: Familjarët e viktimave kërkuan që Kosova t’i kërkojë llogari Serbisë për gjenocidin në Reçak
Kosova përkujtoi sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, një ngjarje që tronditi botën dhe ndryshoi rrjedhën e historisë për Kosovën.
Gazetari kosovar, Venhar Isufi, në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News” vlerësoi pjesëmarrjen në ceremoninë e sotme të ambasadorit William Walker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.
“Sa i përket politikës, ata kërkuan sot që drejtësia të vihet në vend., po ashtu edhe familjarët e viktimave kanë bërë thirrje që institucionet e Kosovës të punojnë më shumë dhe të kërkojnë llogari nga Serbia për gjenocidin e kryer në vitin 1999”, theksoi Isufi.
Po ashtu ai theksoi se në komunën e Leposaviçit prezenca e KFOR-it është larguar dhe aty është vendosur vetëm Policia e Kosovës dhe po kujdesen që procedurat të vijojnë, dhe deri tani po vijojnë pa incidente.
“Edhe kryetari Lulzim Etemi pas izolimit në institucion për 7 muaj ka filluar të shkojë në shtëpinë e tij, dhe puna po bëhet edhe pse një grup nismëtarësh kanë dorëzuar një kërkesë administrative për shkarkimin e 4 kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe”, theksoi ndër të tjera gazetari Venhar Isufi.
Lidhur me armatimin e rëndë të Kosovës, Isufi theksoi se Kosova e ka bërë një kërkesë të tillë shumë kohë më parë.
“Kjo është pjesë e marrëveshjes së tranzicionit mes Kosovës dhe SHBA-së dhe është normale. Po shikojmë luftërat në Ukrainë, Izrael., apo tensionet në Bosnjë, tashmë dhe kjo kërkesë është pranuar nga Amerikane për blerjen e antitankeve, dhe kjo tregon se shteti oi Kosovës po forcohet më tej nëse do të ketë kërcënim nga Serbia, dhe kjo nuk bën asgjë më shumë vetëm se sa fuqizon dhe sigurinë e vetë Rajonit.
Vazhdimisht kemi parë pas këtij lajmi se ka pasur reagime nga Serbia e cila e ka kundërshtuar blerjen e armatimeve, por për shtetin e Kosovës kjo ankesë nuk është marrë për bazë aspak nga drejtuesit e institucionet”, tha gazetari Venhar Isufi.
Përkujtimi i një masakre
Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë, civilë të pafajshëm. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Ëilliam Ëalker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.
Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti ishin sot në Reçak, për të nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme. Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar drejtësi për të vrarët në këtë krim makabër ndaj civilëve.
Gjatë nderimeve që i bëri të hënën në Reçak, Albin Kurti ka falënderuar ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, gjithashtu i pranishëm, i cili i tregoi botës se çfarë kishte ndodhur në këtë vend.
Masakra në Reçak zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën.
Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të Sllobodan Millosheviçit.



