Mehdi Taremi do të transferohet te ekipi i njohur në Seria A gjatë verës

“Mediat në Itali raportojnë  se Mehdi Taremi ka zgjedhur t’i bashkohet Interit në qershor si një transferim me parametra zero. Futbollisti iranian ka refuzuar disa oferta të fryra nga Arabia Saudite, por edhe nga Turqia, ndërsa në qershor pritet të zërë vendin e Alexis Sanchez në skuadër.

3 milionë euro në sezon për 3 vite kontratë dhe një bonus në momentin e nënshkrimit priten të jenë kushtet personale për të cilat Taremi dhe Inter kanë arritur marrëveshjen.

Taremi i ka bërë me dije Interit se do të nisë procedurat për nënshtetësinë portugeze sapo të jetë e mundur për t’u mos u llogaritur si transferim ekstra-komunitar.