Lamtumira e Mourinhos, Roma mendon për të emëruar një legjendë deri në fund të sezonit
Lamtumira e papritur e Jose Mourinho nga posti i trajnerit në Romë ka sjell pasiguri në klubin kryqytetas. Në një kthesë të papritur, portugezi u largua menjëherë, disa muaj para përfundimit të kontratës së tij, duke bërë që klubi të jetë në kërkim të një zëvendësuesi të përkohshëm për të mbushur boshllëkun deri në fund të sezonit.
Në këtë periudhë tensioni, drejtuesit e klubit kanë përpara dy opsione. Një opsion është caktimi i një trajneri të brendshëm, duke siguruar stabilitetin brenda ekipit.
Tjetri, opsioni surprizë, është caktimi i ish-lojtarit të Romës, Daniele De Rossi, në rolin e trajnerit. De Rossi, një legjendë e klubit kryeqytetas, aktualisht është pjesë e stafit të kombëtares italiane pas përfundimit të aventurës së tij me ekipin e Spal.
Ndërkohë që klubi bën përpjekje për të stabilizuar situatën, tifozët janë të pritur me tension për të parë se kush do të jetë personi i zgjedhur për të drejtuar skuadrën e tyre drejt fundit të sezonit.


