Chelsea kërkon një bomber me emër, alternativat janë Benzema dhe Firmino

Skuadra e Chelsea është në kërkim të një sulmuesi që e njeh mjaft mirë golin, dhe një i tillë mund të vijë nga Arabia Saudite. E përditshmja britanike “The Sun” konfirmon se londinezët janë në kontakt me dy sulmues që luajnë në Arabi: Karim Benzema (36 vjeç) dhe Roberto Firmino (32 vjeç).

Të dy futbollistët nuk po kalojnë një moment të mirë në karrierën e tyre dhe pas 6 muajsh në Arabi duan të rikthehen në Europë. Aktivizimi me Chelsea është një mundësi e mirë.

Blutë e Londrës duett të zgjedhin mes njërit prej tyre për të ardhmen edhe pse bëhet fjalë për një kontratë deri në fund të sezonit. Më i preferuar është Firmino, që ka luajtur edhe më parë në Premier League.