14 VJEÇE NUSE/ U arrestua burri 34 vjeç, Balla: Nuk mjafton vetëm reagimi i policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2024, 14:49
Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkon angazhimin e strukturave dhe shoqërisë për të mos lejuar më martesat me të mitur. Reagimi i tij vjen vetëm 1 ditë pas ndalimit të një 34 vjeçari në Divjakë, i cili ishte i martuar me një 14 vjeçare
Martesa e një 34 vjeçari në Kryekuq të Divjakës me vajzën 14 vjeçare ka zbuluar mungesën e reagimit të strukturave.
Nga Fieri ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehet se nuk është i mjaftueshëm vetëm reagimi i policisë.
Madje ai theksoi rëndësinë edhe të reagimit të shoqërisë dhe parandalimin e rasteve
34 vjeçari Aranit Arapi u ndalua në banesën e tij pas denoncimeve të familjes së vajzës. Pas kësaj e mitura është marrë në mbrojtjen e shtetit në një qendër rehabilitimi.

