Italia dhe Shqipëria vendosin ura të forta bashkëpunimi në lëvizjen sportive olimpike
Komiteti Olimpik Shqiptar informoi sot se me ftesë të posaçme nga presidentit të këtij komiteti, Fideli Ylli, për herë të parë në historinë e sportit, Shqipërinë e vizitoi Presidenti i Komitetit Olimpik Italian (CONI), Giovanni Malago.
Dy presidentët, Ylli dhe Malago, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi mes KOKSH dhe CONI, që konsiston në ofrimin e një ekspertize të nivelit të lartë nga Italia, ndihmë në kualifikimin e trajnerëve shqiptarë, ngritja e kampeve për sportistët, promovimi i lëvizjes olimpoike, si edhe një suport cilësor në çështjet e mjekësisë sportive.
Në vizitën e tij në Parkun Olimpik, presidenti Malago, që shoqërohej edhe nga drejtori i Komunikimit Danilo di Tommaso u njoh edhe me projektet e rëndësishme që Komiteti Olimpik Shqiptar ka ndërmarrë nga masivizimi i sportit në shkolla, synimi për të afruar sa më tepër njerëz në aktivitete si edhe projektet për ndërtimin e infrastrukturave që do të ndihmojnë në rritjen e kampionëve të rinj, si edhe tek organizimi i Lojërave Olimpike të Europës Juglindore.
“Presidenti Malogo ka çmuar punën që presidenti Fidel Ylli dhe Komiteti Olimpik Shqiptar po bëjnë për masivizimin e sportit dhe frymës Olmpike dhe si shprehu gatishmërinë e mbështetjes nga Italia, por edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për sportin shqiptar”, bëri me dije KOKSH.
Delegacioni i Komitetit Olimpik Italian u pritën në një takim të nivelit të lartë nga Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit Orgeta Manastirliu si dhe zv.ministri i Sportit Endrit Hoxha.

