Gjekmarkaj në mbledhjen e PD-së: Jo luftë me SHBA-të, SPAK jo organizatë kriminale!

Agron Gjekmarkaj në mbledhjen e PD-së, ka thënë se për të SPAK nuk është një organizatë kriminale, edhe pse mund të jetë e kritikueshme.

Ai shton se nuk bën asnjë betejë me Ambasadën Amerikane dhe nuk shan asnjë ambasador, dhe dinjiteti personal nuk lejoj njeri te me fyeje dhe shantazhojë.

Gjekmarkaj: Unë kam tre vija të kuqe. Së pari, SPAK nuk është organizatë kriminale. Unë e kritikoj kur të jetë nevoja por nuk është organizatë kriminale. dhe së dyti unë nuk bëj asnjë betejë me Ambasadën Amerikane dhe nuk shaj asnjë ambasador: dhe dinjiteti personal nuk lejoj njeri te me fyeje dhe shantazhojë.