Netanyahu i prerë: Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2024, 08:28
“Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën ose të zhvendosë popullsinë e tij civile”.
Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë, duke shtuar se shteti hebre “po lufton terroristët e Hamasit, jo popullsinë palestineze, dhe ne po e bëjmë këtë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar”.
Ndërkohë, ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vazhdojnë të operojnë në Al-Maghazi dhe Khan Yunis.
Trupat identifikuan një celulë të armatosur terroriste dhe e penguan atë teksa doli nga një pus. Gjatë aktivitetit u identifikuan tre terroristë që mbanin AK-47.

