Hajrizi: Macron dhe Attal janë miq të ngushtë, kryeministri i ri i Francës në 2027-ën do kandidojë për president
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Selam Hajrizi në një intervistë në Ora News foli për kryeministrin e ri të Francës. Hajrizi u shpreh se Attal flitet se do jetë kandidat për president të Francës në 2027.
Hajrizi: Synimet janë të shumta. Macron ka vendosur t’ia japë celësat e kryeministrisë një djaloshi të ri një 34 vjecari.
Është hera e parë në historinë e Francës qysh prej viteve 80 që e kemi një kryeministër më të ri në politikën franceze. Presidenti Macron dhe Attal njihen shumë mirë.
Attal i ka ndihmuar Macronit që të ketë mandatin e parë në vitin 2017.
Attal është kryeministri i parë që presidenti e ka mik të ngushtë.
Macron nuk do ketë të drejtë të paraqitet për mandatitn e tretë të zgjedhjeve.
Attal flitet se ai do jetë kandidat në 2027 për president francez.
