Dosja “VIP”-ave abuzues/ Publikohen 1400 faqet e fundit të procesit tronditës në SHBA të Jeffrey Esptein

Është publikuar përmbledhja e pestë dhe e fundit e dokumenteve gjyqësore të skandalit seksual të Jeffrey Esptein, ku janë të implikuara figura të rëndësishme në SHBA. Por ajo që konsiderohet më tronditëse, është një kasetë e cila u përfol se përmbante xhirime seksuale të ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe personazheve të tjerë si Princi Andrew i Britanisë dhe Sir Richard Branson

Një përmbledhje e 5 dhe e fundit e dokumenteve gjyqësore të Jeffrey Esptein, e publikuar së fundmi pritet të zbulojë detaje të reja nga Skandali i abuzimeve seksuale ku deri më tani janë zbuluar të përfshirë figura të rëndësishme nga e gjithë bota.

Ndër 1400 faqe regjistrimeve janë depozitimet me Epstein dhe ish-të dashurën e ti,j Ghislaine Maxwell.

Por ajo që konsiderohet më tronditëse, është një kasetë e cila u përfol se përmbante xhirime seksuale të ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe personazheve të tjerë si Princi Andrew i Britanisë dhe Sir Richard Branson.

Pretendimet u ngritën nga dëshmitarja Sarah Ransome, e cila tha se filmimet ishin bërë nga financier Epstein.

‘Kur shoqja ime kishte marrëdhënie seksuale me Clinton, Princin Andreë dhe Richard Branson, kasetat seksuale u filmuan nga Jeffrey. Ajo arriti të merrte disa pamje që identifikojnë qartë fytyrat e tyre. Kur shoqja ime më në fund guxoi të fliste dhe shkoi në polici në vitin 2008 për të raportuar atë që kishte ndodhur, asgjë nuk u bë dhe ajo u poshtërua plotësisht nga departamenti i policisë ku ajo shkoi për të raportuar’, është shprehur Ransome.

Megjithatë, në Gjykatë nuk u dha asnjë provë për ekzistencën e asaj kasete dhe akuzat u tërhoqën pak pas dëshmisë fillestare. Ransome ka ngritur akuza edhe ndaj Donald Trump.

Ish-presidenti i SHBA akuzohet gjithashtu se ka kryer marrëdhënie seksuale me shoqen e saj në rezidencën e Jeffrey-t në NY, rregullisht.

Dokumentet janë publikuar si pjesë e një padie të ngritur nga viktima e trafikimit seksual Virginia Giuffre.

Ish e dashura e Epstein, Maxëell ka refuzuar qindra herë t'u përgjigjej pyetjeve të avokatëve.

Në vitin 2017 ajo u dënua me 20 vjet burg për ndihmën e Epsteinit për të abuzuar me vajzat e reja, vendim që e ka apeluar. Por Epstein nuk e pranoi kurrë që kishte njohje me Maxwell.

5 volumet e dosjeve gjyqësore të Epstein, të lëshuara gjatë javës së kaluar, përmbajnë disa detaje që nuk ishin të njohura më parë.

Epstein u deklarua fajtor për kërkimin e prostitucionit nga një i mitur në vitin 2008. Ai vrau veten në vitin 2019 ndërsa priste gjykimin për akuzat për trafikim seksual.