ZELENSKY, “SURPRIZA” E LITUANISË/ Presidenti Ukrainës diskutime për luftën, NATO dhe BE
Volodymyr Zelensky ka shkuar surprizë në një vizitë të paplanifikuar në Lituani. Krerët e dy shteteve kanë diskutuar për situatën e luftës dhe shpresën e Ukrainës për tu anëtarësuar në BE dhe NATO.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë të papritur në Lituani për të diskutuar rreth luftës më rusinë, e cila ka hyrë në muajin e 23.
Presidenti i Lituanisë, njoftoi se dy liderët kanë diskutuar jo vetëm për konfliktin mes Moskës dhe Kievit, por edhe për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO.
Zelensky mbërriti të mërkurën në aeroportin në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, me një avion që mbante stemën e Ukrainës.
Në “Telegram” ka njoftuar se do të vizitojë edhe dy vendet e tjer baltike, Letoninë dhe Estoninë,pa dhënë një afat kohor.
Mbështetja për Ukrainën në Balltik ka mbetur e pandryshuar përkundër asaj që është lëkundur në Uashington.
Ukraina në dhjetor mori paketën e saj të fundit të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti ukrainas vizitoi për herë të fundit Lituaninë në korrik 2023 për të marrë pjesë në samitin vjetor të NATO-s , ku ai kërkoi një rrugë të qartë për vendin e tij për t'u bashkuar me aleancën dhe një afat kohor për pranimin e saj.
Por pavarësisht urgjencës dhe optimizmit të Zelenskit, presidenti i SHBA Joe Biden tha aso kohe se Ukraina nuk mund të pranohej në NATO ndërkohë që lufta është ende aktive në territorin e saj.

