Presidenti Erdogan bëhet gjysh për herë të 9-të

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është bërë gjysh për herë të 9-të.

Vajza e presidentit, Sumeyye Bayraktar, solli në jetë fëmijën e saj të dytë, i cili u quajt Asim Ozdemir.

Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, kanë vizituar spitalin ku ka lindur foshnja.

Vajza tjetër e Presidentit, Esra Albayrak ka katër fëmijë, ndërsa djali i tij Bilal Erdogan ka tre fëmijë.