Lufta në Gaza/ Sekretari i Jashtëm Britanik, Cameron: Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2024, 17:29
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron shprehet i shqetësuar se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza.
Zyrtari i lartë britanik tha se këshillat ligjore deri më tani sugjeronin që Izraeli kishte “përkushtimin, aftësinë dhe pajtueshmërinë me ligjin”, por në “shumë raste” kjo ishte në pikëpyetje.
I presionuar nga deputetët në parlamentin e Britanisë nëse ai kishte marrë këshilla duke thënë se Izraeli po shkel të drejtën ndërkombëtare, David Cameron nuk pranoi të përgjigjej.
“A jam i shqetësuar që Izraeli ka ndërmarrë veprime që mund të jenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse ky objekt i veçantë është bombarduar apo çfarëdo tjetër?
Po, sigurisht që jam i shqetësuar për këtë”, u shpreh ai.
