Ministrat suedezë paralajmërojnë: Rusia mbetet kërcënim, duhet të jemi gati për përballje!

Zyrtarët e lartë suedezë u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të përgatiten për një luftë të mundshme, mes tensioneve në rritje me Moskën. Deklaratat u bënë në Konferencën Kombëtare Folk och Forsvar në Salen.

Në një fjalim të dielën, Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom përshëndeti anëtarësimin e pritshëm të vendit të tij në NATO si “ndryshimi më i madh në politikën suedeze të sigurisë në më shumë se 200 vjet”.

Billstrom paralajmëroi se ” Rusia do të përbëjë një kërcënim serioz për sigurinë e Suedisë dhe Evropës për të ardhmen”. Ai shtoi se Stokholmi “duhet të jetë realist dhe të supozojë dhe të jetë i përgatitur për një luftë të zgjatur”.

Po në këtë qëndrim edhe Ministri i Mbrojtjes Pal Jonson tha, “lufta mund të vijë edhe tek ne”, duke theksuar se Ukraina po vepron si “mburoja e Evropës” në konfliktin me Rusinë.