PAMJET/ Në transmetim drejtpërdrejt, persona të armatosur sulmojnë studion televizive të Ekuadorit

Një grup i armatosur prej disa personash kanë hyrë në një studio televizive live në Ekuador dhe kanë kërcënuar stafin.

Siç tregojnë pamjet sulmi ndaj televizionit ka ndodhur gjatë një transmetim të drejtpërdrejtë nga stacioni TC në qytetin e Guayaquil, i cili u ndërpre këtë martë nga grupi, i cili ishte i gjithi i veshur kapuç dhe armë.

PAMJET/ Në transmetim drejtpërdrejt, persona të armatosur

Nën kërcënimin e armëve stafi i televizionit u detyrua të ulej në dysheme, përpara se të ndërpriste transmetimin.

Situata në Ekuador duket se është përshkallëzuar ku tashmë një gjendje e jashtëzakonshme 60-ditore filloi në Ekuador të hënën pasi një udhëheqës i dënuar bande u zhduk nga qelia e tij e burgut.

Personat e maskuar me kapuç u panë duke u larguar nga studiot e TC, ndërsa policia u pa duke hyrë në grup rreth 30 minuta pasi u shfaqën për herë të parë personat e armatosur.

PAMJET/ Në transmetim drejtpërdrejt, persona të armatosur

Njësitë e policisë kombëtare në Quito dhe Guayaquil janë vendosur në vendngjarje.

Forca kombëtare e policisë së vendit tha në një përditësim në X, dikur Twitter, se stafi ishte evakuuar nga studio.

Pas incidentit, presidenti Daniel Noboa nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke shpallur një konflikt të armatosur të brendshëm dhe renditi disa grupe të krimit të organizuar si "organizata terroriste" dhe "aktorë joshtetërorë".

Të paktën shtatë policë janë rrëmbyer nga anëtarët e bandës që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Masat u vendosën nga Presidenti Noboa pasi bosi i bandës Los Choneros u zhduk nga një burg i sigurisë maksimale të dielën.

Gati 40 të burgosur të tjerë, duke përfshirë një tjetër bos droge të dënuar, shpërthyen nga një burg tjetër në qytetin e Riobamba në orët e para të së martës.

PAMJET/ Në transmetim drejtpërdrejt, persona të armatosur