Rikthehen tensionet/ Raketë kineze mbi Tajvan
Incidentet mes Pekinit dhe Tajvanit nuk janë ndaluar as javën në të cilën ky i fundit mban zgjedhjet presidenciale dhe legjislative. Një raketë kineze ka përdorur territorin jugor të ishullit për t’u nisur drejt hapësirës.
Lëshimi i satelitit kinez mbi Tajvan ka shkaktuar alarm ishullin! Përdoruesit e telefonave celularë morën një "paralajmërim për sulm ajror".
Sateliti u lëshua nga qendra Xichang në provincën Sichuan të Kinës në orën 15:03 me kohën lokale, tha ministria e mbrojtjes e Tajvanit.
Transmetuesi kinez ÇTV konfirmoi se një satelit i quajtur Sonda Einstein ishte lëshuar nga qendra.
Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, sateliti do të "vëzhgojë fenomene kalimtare misterioze në univers, të krahasueshme me vezullimin e fishekzjarreve, me synimin për të zbuluar aspektet e dhunshme dhe pak të njohura të kozmosit.
Tajvani tha se ministria e tij e mbrojtjes po ndjek trajektoren e satelitit për të "paralajmëruar dhe t’ju përgjigjur në mënyrën e duhur situatës.
Ndërkohë mediat lokale thonë se kjo është hera e parë që qeveria ka ndezur një alarm mbarë ishullor të kësaj natyre.
Incidenti vjen disa ditë përpara zgjedhjeve kryesore presidenciale dhe legjislative në Tajvan, për të cilat analistët kanë thënë se do të formësojnë trajektoren e lidhjeve midis Pekinit dhe Uashingtonit.
Në dhjetor, mediat kishin raportuar gjithashtu për raketa që kalonin mbi ishull.

