“Bulonat e dyerve ishin të lira”/ Hetimet për rrëzimin e avionit “Alaska Airlines”: Probleme me instalimet
Fatmirësisht ulja emergjente e avionit "Alaska Airlines" nuk shkaktoi asnjë humbje jete me derën e daljes së emergjencës totalisht të shkëputur prej tij. Por hetimet kanë zbuluar detaje që lidhen me problemet teknike të montimit të avionëve. Ja se çfarë kanë vendosur deri më tani autoritetet.
Bulona të pa shtrënguar mjaftueshëm janë gjetur gjatë inspektimit të avionëve Boeing 737 Max9, tha kompania United Airlines.
Verifikimet nisën pas një avioni të kompanisë Alaska Airlines iu shkëput një pjesë në ajër duke rrezikuar një tragjedi të premten. Edhe Alaska Airlines thotë se që atëherë ka gjetur "disa pajisje të lirshme" në disa Max 9.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA), e cila rregullon udhëtimet ajrore në SHBA, ka ndalur 171 avionë të të njëjtit lloj.
Një vendim të ngjashëm e kanë ndërmarrë shumë kompani fluturimesh në të gjithë botën.
Kompania amerikane United Airlines tha se që kur ka nisur inspektimin e avionëve ka gjetur disa raste që lidhen me instalimin e një çelësi sigurie tek dera.
Ishte pikërisht kjo pjesë e aeroplanit të Alaska Airlines e cila ra në mënyrë dramatike në mes të fluturimit mbi shtetin amerikan të Oregon, duke u ulur përfundimisht në kopshtin e pasëm të një mësuesi.
United tha se kishte anuluar 200 fluturime që nga e hëna dhe priste anulime të konsiderueshme edhe të martën.
FAA tha se të gjithë avionët 737 Max 9 do të qëndrojnë në tokë derisa operatorët "të përfundojnë inspektimet dhe të japin garanci për sigurinë e avionëve.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA (NTSB), i cili po udhëheq një hetim për incidentin, tha se pilotët kishin raportuar dritat paralajmëruese të presionit në tre fluturime të mëparshme të kryera nga Alaska Airlines Max 9.


