Zyra e OKB bën bilancin e 24 orëve: Izraeli nuk po lejon ndihmën e civilëve në Gaza. Misionet tona…
Në përditësimin e fundit nga lufta në Gaza, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), ka bërë me dije se sulmi i Izraelit është intensifikuar gjatë 24 orëve të fundit.
Referuar të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës, 249 palestinezë janë vrarë dhe 510 të tjerë janë plagosur.
Zyra e OKB njofton se ofensiva izraelite në Gaza qendrore dhe në Khan Younis në jug, kishte pasoja shkatërruese për dhjetëra mijëra civilë” shumë prej të cilëve tashmë ishin të zhvendosur pasi kishin ikur duke luftuar në veri të Gazës.
Sqarohet gjithashtu se autoritetet izraelite po i mohonin lejen OCHA dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të ofruar furnizime urgjente mjekësore.
“Për shembull, më 8 janar, është ndaluar një mision i planifikuar nga OCHA dhe OBSH për të ofruar furnizime urgjente mjekësore në qytetin e Gazës dhe spitalin Al Awda në Jabalya, si dhe misione të planifikuara për të shpërndarë karburant jetik në objektet e ujit dhe kanalizimeve në Gaza.
Ky shënoi mohimin e pestë të një misioni në Spitalin Al Awda në Jabalya dhe në Qendrën e Barnave në qytetin e Gazës që nga 26 dhjetori, duke lënë pesë spitale në Gazën veriore pa akses në furnizime dhe pajisje mjekësore që shpëtojnë jetën”, sqarohen Zyra e OKB-së.

