Inteligjenca e Seulit: Hamasi po përdor armë nga Koreja e Veriut
Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut, Shërbimi Informativ Kombëtar (NIS), ka konfirmuar se Hamasi po përdor armë të prodhuara nga Koreja e Veriut në luftën e tij kundër Izraelit.
Lufta në Lindjen e Mesme ka arritur në ditën e 94-të. Në Jeruzalem ka patur protesta kundër qeverisë së Netanyahut, me demonstruesit që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe dëbimin e ekstremistëve nga ekzekutivi.
Në jug të Gazës ka patur luftë intensive të Izraelit kundër Hezbollahut. Ndërsa Policia e Tel Avivit pranoi se vrau aksidentalisht një vajzë 4-vjeçare.
Gjatë mbrëmjes së sotme pritet të mbërrijë në Izrael, Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken për bisedime mbi luftën në Gaza, nën perspektivën e një përshkallëzimi të konfliktit të Izraelit edhe me Libanin.

