VIDEO/ Erdogan e thërret dy herë, por kandidati nuk vjen në podium! Ndihmësit e marrin për dore dhe e ...

Interesimi për prezantimin e kandidatëve të Erdogan për kryetar bashkish në Turqi ka qenë i madh ditën e djeshme. Presidenti turk e fokusoi më së shumti prezantimin e djeshëm tek fushata në Stamboll dhe tek kandidati për kryetar i kësaj bashkie.

Mirëpo gjatë fjalimit në podium pati një moment mjaft të sikletshëm për Erdogan si dhe për kandidatin e Stambollit.

Erdogan njoftoi nga mikrofoni se zgjedhja e partisë së tij për Stambollin ishte Mehmet Kozatepe, por ky i fundit me giithë thirrjen e presidentit nuk po paraqitej në podium. Erdogan e thërreti sërish dhe ai nuk dukej se po lëvizte.

Më në fund ndihmësit e presidentit e morën për dore Kozatepen dhe e çuan në podium krah Erdogan, që dukej shumë i zemëruar në ato momente.