Ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre, tre persona të arrestuar

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë dhunuar familjarët e tyre.

Sipas policisë bëhet e ditur se në pranga ka rënë 34-vjeçari A. T. pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu është arrestuar edhe 47-vjeçari me iniciale A. Ll, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Të dy të arrestuarit janë banues në Elbasan.

Ndërsa një 35-vjeçar nga Prrenjasi është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.