“Më KAPI MAT, i thash 'Të Dua' për të dal nga situata” Ester Bylyku zbulon momentin e sikletshëm me ish-partnerin
E ftuara e fundit në emisionin 'Glamour Zone', ka qenë Amadea Love Island e cila gjatë një pjese të intervistës e vuri në siklet moderatoren Ester Bylyku.
Fillimisht ajo i kërkoi Ester të fliste për jetën private dhe të zbulonte nëse ishte në një lidhje, në të kundërt do te merrte specin djegës. E më pas zbuloi një histori të sikletshme që ka ndodhur vite më parë.
E pyetur nëse ka thënë ndonjëherë 'Të Dua' pa e ndjerë, Ester Bylyku u përgjigj: 'Më ka ndodhur në një rast, sepse vihesh në siklet dhe të kap mat, nuk di çfarë të thuash. Djali më tha që më donte herën e parë, ma tha dhe herën e dytë. Dhe dukej që po priste një aprovim nga unë. U vura në siklet dhe i thash 'Edhe unë', pa e ndjerë.
Në vijim Amadea këmbënguli të zbulonte detaje të tjera nga jeta private e Ester, e cila në një moment u shpreh: 'Mos u bëj e pabesë, sepse të thash në kafe që nuk dua të flas asgjë për jetën private.'
