“Intimitete kolegësh”/ Ester Bylyku liston të ftuarit e saj më specialë dhe më të çuditshëm në “Glamour Zone”

Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, drejtuesja e emisionit “Glamour Zone” në Ora News, Ester Bylyku foli për të ftuarit e saj, duke zgjedhur dhe personazhin e vitit që lamë pas.

Esteri theksoi se ndër të ftuarit e veçantë, e para në listën e saj të preferencave është këngëtarja Fatmira Breçani.

“T’i ndaj pak: më specialë dhe më të çuditshëm. Më specialë unë preferoj ata që vijnë nga muzika, siç është Fatmira Breçani, që për mua është një nga artistet më të mira. Dada, për ata që nuk e njohin. Më pëlqen që nga mënyra se si më përgjigjet në telefon.

E çuditshme ishte kamera e fshehtë që na ndodhi së fundmi, ku shumica e cilësoi si skandal, por në të dyja rastet rezultatet janë të mira”, u shpreh moderatorja Ester Bylyku.