“Ja si e KAPA MAT Haris me ish të dashurën” Amadea Love Island rrëfen pabesinë e tij
Amadea dhe Haris kane qenë një nga çiftet më të ashura të publikut në aventurën e 'Love Island Albania'.
Gjërat dukej se po shkonin mirë mes tyre deri në momentin që Haris u largua drejt Anglisë, dhe vendosi t`i jepte fund lidhjes me Amadean.
Shumë kanë dyshuar se lidhja e tyre nuk ka qenë reale, por e ftuar së fundmi në emisionin 'Glamour Zone', përballë moderatores Ester Bylyku, Amadea u shpreh se gjithçka ka qenë reale dhe është ndjerë keq pas vendimit të Haris.
Por për herë të parë ajo rrëfeu dhe një moment prekës të lidhjes së tyre gjatë kohës që Haris ishte ende në Shqipëri. Amadea kuptoi se ai ende kishte në kontaktet e tij ish të dashurën.
Ester Bylyku: A mendon që ka patur ndonjë femër tjetër mes jush?
Amadea Love Island : Nuk mendoj se ka patur ndonjë vajzë të re që ia ka rrëmbyer mendjen. Por mund të ketë qenë ndonjë ish e dashur. Kur iku andej, vajzat që është marrë kanë qenë angleze, dhe mendoj se mund të ketë folur prap. Një ish të dashur ai e ka patur edhe në Snapchat.
Ester Bylyku: E ke kapur?
Amadea Love Island : Ma ka treguar vet. Një vajzë që kishte dal më parë, ai e kishte ende kontaktin e saj në Snapchat dhe kur dolëm nga Love Island, mendoj se mund të kenë folur prap. I thash ta hiqte por nuk pranoi.
