Rezistoi për 23 orë në ujë/ 62-vjeçari nga Zelanda e Re i mbijetonte të ftohtit të oqeanit, u shpëtua nga ora e dorës
Ora e dorës në ditët e sotme është më shumë një aksesor se sa një mjet i domosdoshëm, por a do ta besonit që një 62 vjeçar arriti të shpëtohej pas 23 orësh në ujërat detare të Zelandës së Re vetëm prej shkelqimit të orës së tij?
Një burrë nga Zelanda e Re, ka mbijetoi për më shumë se 23 orë në ujërat e ftohtë të gadishullit Coromandel.
Ai u shpëtuar nga peshkatarët që e pikasën nga reflektimi i orës së tij.
Will Fransen, 61 vjeç, ishte nisur për një udhëtim peshkimi i vetëm nga Whangamata, në jug të Auckland, më 2 janar, por u zhyt në det pasi mendoi se kishte kapur një peshk të madh.
Por kur tentoi të kthehej për tu kapur në varkën e tij 12 metra të gjatë, ajo ishte larguar nga valët e detit.
Rreshteri i policisë Will Hamilton tha se ishte një mrekulli absolute që 61-vjeçari u gjet i gjallë.
Hamilton tha se ai u kthye në Whangamata dhe po trajtohet për hipotermi, për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë.
Kapiteni i varkës së shpëtimit, Max White, tha se përparësia e tyre ishte të merrnin Fransen në bord dhe ta mbanin atë zgjuar.
Jepini atij çfarë të mundeni në mënyrë që të qëndrojë ngrohtë dhe përpiquni ta bëni të flasë dhe vetëm sigurohuni që ai të qëndrojë zgjuar sa më shumë të jetë e mundur tha ai tu kishte kërkuar anëtarëve të bordit.
Vetë 62-vjeçari tha se nuk kishte më shpresë se do të arrinte të mbijetonte.

