Zgjat vetëm 4 muaj aventura e Reguilon te United, kthehet te Tottenham

Sergio Reguilon rikthehet te Tottenham pas vetëm 4 muajsh huazim te Manchester United. Mbrojtësi spanjoll ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet me “Djajtë e Kuq”.

Me mbërritjen në Londër në 2020, te “Spurs” që shpenzuan 30 milionë euro për kartonin e tij, Reguilon nuk arriti kurrë të bindte, duke bërë që në 2022 të dërgohej në formë huazimi te Atletico Madrid dhe së fundmi ishte pjesë e Manchester United, po në huazim.

“Djajtë e Kuq” arritën ta merrnin mbrojtësin me një marrëveshje të minutës së fundit, pas dëmtimeve që kishin pësuar Malacia dhe Shaë. Me kthimin e të dyve, Reguilon shihet si i panevojshëm te United dhe tashmë ata e rikthyen mbrapsht, teksa edhe te Tottenham vështirë se spanjolli do të gjejë hapësira.