Bayerni kërkon yllin e mbrojtjes së Milanit, por kuqezinjtë e refuzojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2024, 09:08
Me probleme të mëdha në mbrojtje, për shkak të dëmtimit të disa lojtarëve, skuadra e Bayern është hedhur në sulm për të sjellë në Mynih një tjetër lojtar të njohur.
Sipas “Corriere Della Sera”, bavarezët kanë kërkuar mbrojtësin anglez të Milan, Fikayo Tomori. 26-vjeçari, aktualisht i dëmtuar, ka një kontratë deri në vitin 2026 me kuqezinjtë.
Tomori është në sezonin e tij të katërt me Milan, ku është një titullar i pazëvendësueshëm. Përgjigjja që kuqezinjtë i kanë dhënë Bayern ka qenë negative. Milan nuk dëshiron të heqë dorë nga mbrojtësi anglez, ndaj e konsideron të pashitshëm.

