Sancho pranë rikthimit te Dortmundi, mungon vetëm konfirmimi nga United
Jadon Sancho është gjithnjë e më pranë një rikthimi te Borussia Dortmundit. Sipas asaj që raportohet nga Sky Deutschland, anësori i njohur anglez mund t’i ribashkohet klubit të Bundesligës, pas një sezoni të errët te United, ku nuk po luan.
Transmetuesi gjerman bën me dije se lojtari tashmë ka pranuar të gjitha kushtet e parashtruara nga BVB, ndërkohë që ende mungon marrëveshja mes dy klubeve. Manchester United investoi shumë tek ai, duke shpenzuar 85 milionë euro në korrik 2021.
Një shifër e pashlyer deri më tani, ndërkohë që Sancho shpreson të rifitojë vendin dhe te Kombëtarja. Debati i ashpër në shtator të vitit të kaluar rezultoi fatal për sezonin e tij. Ndeshja e tij e fundit ka qenë ndaj Nottingham Forest në fund të gushtit të kaluar.
Borussia Dortmund ka avantazhin pasi mund ta marrë Sanchon me kushte të favorshme. Fillimisht ai do të kalojë në Gjermani në forma huazimi. Kujtojmë që Sancho ka luajtur me Dortmundit nga viti 2027 deri në 2021, duke shënuar 50 gola dhe dhënë 64 asist. /KJ/

