Hezbollahu dhe Irani kërcënojnë Izraelin: Do i përgjigjemi luftës deri në fund
Shtohen kërcënimet ndaj Izraelit nga lideri i Iranit dhe ai i Hezbollahut, një ditë pas vrasjes së liderit të Hamasit në Liban.
“Një hap para ferrit, Hezbollahu dhe Irani kërcënojnë Izraelin se do t’i përgjigjen luftës deri në fund”, kështu e nis artikullin media greke, në pasqyrim të zgjeruar të situatës në Lindjen e Mesme.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, paralajmëroi Izraelin për një “luftë deri në fund” nëse vendi i shpall luftë Libanit. Këto deklarata erdhën një ditë pasi Saleh al-Aruri dhe pesë zyrtarë të tjerë të Hamasit u vranë në një bastion të Hezbollahut në periferitë e tij jugore, Bejrut.
“Ne nuk kemi frikë nga lufta… Kushdo që mendon të bëjë luftë me ne do të pendohet,” tha Sheikh Nasrallah për mediat vendase.
Vrasja e al-Arouri është “një krim i rrezikshëm që nuk do të mbetet i pandëshkuar,” tha më tej Nasrallah. Ndërkohë, shpërthimet në Iran lanë më shumë se 100 të vdekur nuk janë marrë ende. Teherani fajëson armiqtë e Iranit, përfshirë Izraelin, për sulmin.
Nasrallah theksoi se lëvizjet e rezistencës nuk manipulohen nga Irani, duke përmendur si shembull Houthi-t e Jemenit, të cilët i përgëzoi për sulmet që po kryejnë kundër Izraelit dhe anijeve në Detin e Kuq.


