Blinken vizitë zyrtare në Turqi gjatë fundjavës, në fokus do jenë çështjet dypalëshe dhe rajonale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2024, 21:48
Sekretari i Shtetit Anthony Blinken do të zhvillojë një vizitë zyrtare të shtunën në Ankara.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan tha së në fokus të diskutimeve do të jenë çështjet dypalëshe dhe rajonale.
Lidhur me çështjen e shitjes së avionëve luftarakë amerikanë F-16 në Turqi, Hakan Fidan deklaroi se pala turke pret që qeveria amerikane dhe Kongresi të veprojnë në përputhje me frymën e aleancës dhe të përmbushin angazhimet e tyre.
