Lideri i Hezbollahut: Nëse Izraeli nis luftë kundër Libanit, ne do të luftojmë pa rregulla

I ashpër ka qenë qëndrimi i liderit të Hezbollahut libanez, Hasan Nasrallhah pas sulmit me mbi 100 viktima.

Drejtuar izraelit ai ka thënë se do t’i përgjigjet me luftë çdo sulmi.

“Nëse Izraeli mendon të nisë një luftë kundër Libanit, ne do të luftojmë pa kufinj dhe pa rregulla”, ka theksuar ai.

Nga ana tjetër Presidenti iranian Ebrahim Raisi, dënoi shpërthimet që vranë të paktën 103 njerëz në jug të vendit.

Qytetarët ishin mbledhur për të përkujtuar vdekjen e Qassen Soleimani, kur ndodhën shpërthimet.

Gjithashtu edhe Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar pas sulmit me mbi 100 të vdekur në Iran.

Në një mesazh ngushëllimin drejtuar autoriteteve iraniane, presidenti dënon sulmet që ndodhën gjatë ditën e sotme.