Frikë nga përshkallëzimi ushtarak mes Izraelit dhe Hezbollahut, Gjermania thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Libani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2024, 19:54
Përshkallëzimi ushtarak midis Izraelit dhe Hezbollahut nuk mund të përjashtohet pas sulmit në Bejrut ku mbeti i vrarë Saleh Arourin.
Në këtë mënyrë Gjermania u bën thirrje të gjithë qytetarëve të saj që ndodhen në Liban të largohen sa më parë të jetë e mundur.
“Të gjithë shtetasit gjermanë që janë ende në Liban u kërkohet të regjistrohen në listën e gatishmërisë për krizën dhe të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha më tej ministrja e Jashtme gjermane.
