ZYRTARE/ U largua nga Partizani, Eros Grezda prezantohet te skuadra e re në Kroaci

Eros Grezda mbylli aventurën me kampionët e Partizanit pa lënë gjurmë, teksa nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur ekipin e ri ku do të vijojë karrerën.

28-vjeçari së fundmi ka firmosur me Rudes në Kroaci. 

Grezda u afrua te Partizani në verën e kaluar, ndërsa aventura e tij zgjati deri në dhjetor. Palët ndërprenë me mirëkuptim kontratën. 

NK Rudes militon në elitën e futbollit kroat. Skuadra e re e ish-futbollistit të Kombëtares, ndodhet në vendin e fundit me 4 pikë, 14 pikë larg nga vendi i parafundit, teksa do të kërkojë një mrekulli për t’i shpëtuar rënies.  

Ka qenë vetë klubi kroat që ka prezantuar Grezdën, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Shqiptari do të jetë pjesë e Rudes deri në fund të këtij sezoni.

Në rast se skuadra arrin të mbijetojë, gjasat janë të mëdha që Grezda të rinovojë.