U largua nga Partizani, Grezda bëhet me skuadër të re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2024, 14:56
Eros Grezda, u cilësua si një nga lëvizjet e bujshme të verës, teksa u transferua në Superiore te Partizani.
Futbollisti nuk arriti dot që të përmbushte pritshmëritë, teksa niveli i treguar në fushën e blertë linte për të dëshiruar dhe palët mbyllën bashkëpunimin. Por Grezda është gati për një tjetër aventurë pas Partizanit.
Sipas Sport Ekspres, sulmuesi pritet që t’i bashkohet Rudes, ekipit që ndodhet me 4 pikë në vendin e fundit të elitës së Kroacisë.
